Ermira Urupi kryetare e qarkut: Mirënjohëse Ramës dhe Gjiknurit

Ermira Urupi zgjidhet kryetare e Keshillit te Qarkut me shumice votash te dominuar nga socialistet.

Ne fjalen e saj te shperndare ne media, thekson se roli i qarkut do te jete i rendesishem ne kordinimin rajonal si nje ure lidheze midis bashkive.

“Funksionet e qarkut janë ndërtimi e zbatimi i politikave rajonale, harmonizimi i tyre me politikat shtetërore, në nivel qarku, si dhe çdo funksion tjetër i dhënë me ligj.

Në zbatim të këtij funksioni, Qarku do të vijojë të ketë një rol të rëndësishëm në koordinimin rajonal, duke sjellë progres, si dhe duke qenë urë lidhëse mes Bashkive.

Qarku do të avancojë në rolin e tij, në aspektin e zhvillimit të politikave rajonale, duke përmirësuar vazhdimisht politikat e zbatuara brenda tij.

Qarku do të ketë partneritet korrekt mbi projektet e Bashkimit Europian, si dhe do të inkurajojë grupet e interesit për të qenë pjesë e projekteve që do të ndërmerren nga ana e tij.

Qarku do të vijojë të ofrojë shërbime publike cilësore dhe transparente për të gjithë personat e interesuar, sipas kompetencave të përcaktuara me ligj”perfundon deklarata.