Nga foltorja e Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj tha se “më shkëputën nga puna ata që më donin pas hekurave”.
Në fjalën e tij në seancën ku u shqyrtua ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, ish kryebashkiaku theksoi se izolimi i tij ishte i imponuar nga shteti.
“Punë nga e cila më shkëputen pabesisht ata që donin me të shihnin më pranga në duar dhe jo me lopatë në duar. Mund ta burgosur një njeri, por jo të vërtetën”, tha Veliaj.
 
        



