Erdis Doraci, lojtari i Kombëtares që u bë avokat i suksesshëm në Romë

ROMË– Në panoramën juridike të kryeqytetit italian, emri i Erdis Doraci është kthyer në një pikë referimi për çështjet e së drejtës civile, siguracioneve të jetës dhe risarcimit të dëmeve. Avokat shqiptar i formuar në Romë, ai përfaqëson sot një nga profilet më të konsoliduara profesionale në këtë sektor.

I diplomuar dhe i rritur profesionalisht në Romë, Doraci ka ndërtuar një karrierë solide në sistemin juridik italian, duke u specializuar në çështje civile komplekse, siguracione shëndetësore dhe jete, aksidente rrugore, dëmtime në punë dhe përgjegjësi mjekësore. Aktualisht ai është themelues dhe drejtues i Studio Legal & Law Doraci, e vendosur në një nga zonat më të lakmuara të Romës, një studio që njihet për qasjen e personalizuar dhe rezultatet konkrete në mbrojtje të të drejtave të klientëve.


Erdis Doraci
Një element dallues i profilit të tij është edhe e kaluara sportive. Ish-futbollist i Kombëtares Shqiptare, Erdis Doraci ka transferuar disiplinën, përkushtimin dhe mentalitetin e fitores nga fusha e blertë në sallat e drejtësisë, duke ndërtuar një metodë pune të fokusuar te strategjia dhe rezultati.

Studio Legal & Law Doraci operon sipas një metodologjie moderne dhe të strukturuar, duke ndjekur çdo çështje nga faza e analizës fillestare deri në përfaqësimin përfundimtar, në bashkëpunim me ekspertë mjeko-ligjorë dhe profesionistë teknikë. Objektivi kryesor mbetet sigurimi i kompensimit maksimal dhe të drejtë për klientët, veçanërisht në raport me kompanitë e sigurimit dhe institucionet përgjegjëse.

I njohur në Romë si mik dhe avokat i emrave të rëndësishëm të jetës publike, Erdis Doraci vlerësohet jo vetëm për kompetencën profesionale, por edhe për integritetin, etikën dhe vlerat njerëzore që përfaqëson. Ai mbetet një shembull i qartë i suksesit shqiptar në diasporë dhe një figurë që i jep dinjitet komunitetit shqiptar në Itali.