Engjëll Agaçi del pasi u mor 4 orë në pyetje nga SPAK: Jam në dispozicion të drejtësisë!

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi doli nga SPAK pas rreth 4 orëve.

“Për inceneratorin e Tiranës mendoj se ky nuk do të krijojë një lajm duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë”, tha ai pasi doli nga ambientet e SPAK.

Ndërkohë më 15 maj Zv.kryeministrja Belinda Balluku dëshmoi për tre orë në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër te hetimeve që po kryhen për inceneratorin e Tiranës.

Balluku tha pas daljes nga SPAK se shpreson që dëshmia e saj të ketë shërbyer për zbardhjen e kësaj dosje, në mënyrë që të vendoset drejtësi.