Frederik Paplekaj është autori i dyshuar i vendosjes së lëndës plasëse në derën e një market në zonën e Thethit.
Policia e Shkodrës sqaron se autori i kësaj ngjarje, 39-vjeçari Paplekaj u vu në pranga tre orë pas ngjarjes, në kushte tepër të vështira për shkak edhe të reshjeve të dendura të dëborës.
‘Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Theth”, në derën e marketit së shtetasve Ç. B., dhe A.B., është hedhur një sasi e vogël, lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen në Qafë Thore dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. P., 39 vjeç.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39 vjeçarit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.
