EMRI/ Po përpiqej të ndalonte një vjedhje, bie nga pallati dhe humb jetën 41-vjeçari shqiptar në New York

SHBA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bruklin të New Yorkut. Një shqiptar ka humbur jetën teksa po përpiqej të ndalonte një person, i cili ishte duke kryer vjedhje. Viktima është Burim Havolli, 41-vjeç me origjinë nga Kosova. Sipas mediave të huaja Havolli ishte drejtori i një pallati apartamentesh në Bruklin.

Policia u thirr në lidhje me një sulm brenda ndërtesës në Ocean Avenue në Flatbush, menjëherë pas orës 8 të mëngjesit të së mërkurës. Oficerët që morën pjesë në ngjarje gjetën një person, i cili kishte pësuar lëndime në kokë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings në gjendje kritike.

Sipas fqinjëve, Havolli ishte drejtori i ndërtesës dhe u sulmua ndërsa përpiqej të ndalonte një të dyshuar që të vidhte pako nga holli. Policia po hetonte motivimin mbi sulmin vdekjeprurës