EMRI/ Ndërhyri të ndalonte konfliktin, plagoset me thikë polici në Himarë, 28-vjeçari në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pilur ku një efektiv policie ka mbetur i plagosur rëndë pasi ndërhyri për të shuar një konflikt mes dy personave.

Ai u godit me thikë në qafë nga një prej personave të përfshirë në konflikt teksa mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Burimet bëjnë me dije se 28-vjeçari Redian Caushaj prej orësh ndodhet në sallën e operacionit.

Thirrjes së spitalit të Vlorës për të dhuruar gjak gjatë orëve të mesnatës i janë përgjigjur kolegë të 28-vjeçarit.

Ndërkohë policia po zhvillon aksion për arrestimin e autorit, i cili duke perfituar nga errësira u largua.