EMRI/ Kërkohej për vrasje në vitin 2009, ekstradohet nga Londra drejt Shqipërisë 34-vjeçari

Finalizohet si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, operacioni policor i përbashkët, i koduar “Capital”.

Pas shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca e Policisë së Shtetit, kapet në kohë rekord në Londër dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 34-vjeçar i akuzuar për vrasje me paramendim.

Gjatë këtij operacioni, në bazë të informacionit të siguruar nga inteligjenca e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Londër, është kapur në kohë rekord në Londër dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi Donald Hoxha, 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi Donald Hoxha akuzohet si njëri nga autorët e vrasjes së shtetasit R. R., ngjarje e ndodhur më datë 22.07.2009, në Elbasan.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, po kryen procedurat për ekstradimin e shtetasit Donald Hoxha, në Shqipëri.