EMRI/ E kishte kthyer banesën në magazinë droge, përfundon në pranga shqiptari në Greqi, u zbulua nga një pako që i erdhi me postë nga…

Një pako e dyshimtë e ardhur me postë nga SHBA ka çuar në arrestimin e një të riu shqiptar dhe në zbulimin e një magazine të vërtetë droge brenda banesës së tij në Greqi.

Policia greke ka ndjekur një pako të ardhur në aeroportin e Athinës nga SHBA përmes shërbimit postar “FEDEX”.

Pakoja mbante të dhënat e dërguesit.

Agjentët kanë zbuluar se realisht pakoja pritej nga një person me gjeneralitete të tjera nga marrësi i shkruar në pako. Bëhet fjalë për 27 vjeçarin Evgjenios Tomcani, me origjinë shqiptare. Ai është ndaluar bashkë me pakon në zonën e Voulës.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar brenda saj 3 kg 10 gram marijuanë.

Policia ka vijuar me kontrollin e banesës së tij në Vari, ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1.8 kg ketaminë, 3.4 kg marijuanë, 5.6 kg marijuanë MEDICB, 5.8 kg MDMA, 28 tableta XANAX, 35 gram kërpudha halucinogjene, 1.7 gram hashash çokollatë, 0.2 gram kokainë roz, 1 pistoletë Looxing – Class me krehër me 3 fishekë, 50 fishekë të tjerë, 2 thika dhe 1 përforcues grushti. Gjithashtu u sekuestruan 3 peshore dhe 3 celularë.