16 % e shqiptarëve sipas anketimit të Barometrit për ballkanin Perëndimor kanë në planet e tye afatshkurtër emigrimin jashtë kufijve të vendit. Sipas ekspertëve, kjo shifër është një tregues e dëshira për t’u larguar nga Shqipëria është një trend në rritje.
Konkluzioni i anketimit të Barometrit për ballkanin Perëndimor se se 16% e shqiptareve preferojne te emigrojne sipas ekspertit Erion Muça eshte nje trend ne rritje.
Kjo ecuri sipas Muces vjen edhe per shkak te kushteve joshese qe ofrojne vendet e Bashkimit Evropian
“Kjo vjen në një kohë kur shumë vende në BE kanë liberalizuar maksimalisht procedurat për punë sepse vuajnë nga nevoja për forcw dhe mendje pune në shumë sektorë dhe industri. Dhe duke I liberalizuar ato bëhen edhe më joshëse dhe tërheqëse kryesisht për punonjësit nga vendet e Ballkanit Perëndimor”
Sipas Muces klima politike, pamundesia ekonomike dhe cilesia jo e mire e jeteses jane shkaqet qe cojne drejt emigrimit
“Ka të bëj edhe me një mënyrë rebelimi ndaj pakënaqësisë së akumuluar gjithë këto vite brenda vendit, kur një profesionist me pagën që merr nuk përballon dot as shpenzimet minimale të të ushqyerit, duke lënë pas shumë nevoja e domosdoshmëri të tjera.”
Me tej Muca thekson se mosha me prekur qe shfaq interes per tu larguar jashte vendit jane te rinjt
“Grupmosha më vurnelabër janë të rinjtë, kryesisht të pa arsimuar, pra që nuk kanë një shkollë të mesme profesionale apo arsim të lartë, por janë me arsim 9-vjeçar deri të mesëm, kryesisht nga zonat rurale të vendit që synojnë emigracionin. Gjithashtu janë familje në nevojë.”
Në përfundim Muca theksoi si të domosdoshme marjen e masave konkrete dhe krijimin e disa strategjive për mbështetjen e sektorëve në ekonomi dhe vlerësimin e punonjësve në vendet e punës.