Emigrantët shfaqin banderolën e çuditshme në ndeshjen Shqipëri-Itali për zgjedhjet e 2025-ës

GJERMANI- Mbrëmjen e djeshmë është mbyllur ndeshja startuese për kombëtarën shqipare. Për veç atmosferës dhe numrit të lartë të shqiptarëve në stadium është vënë re edhe një banderolë e madhe. Në këtë banderolë tifozët të cilët janë emigrantë jashtë vendit kanë kërkuar që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

“Dua të votoj 2025, nga diaspora,” shkuhet në banderolë. Banderola u shfaq në shkallët e stadiumit “Signal Iduna Park” ku i pranishëm për të ndjekur kombëtaren ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Emigrantët kohët e fundit kanë shtuar thirrjet e tyre që të votojnë në zgjedhjet për vendin e tyre gjë e cila nuk ka marrë akoma një përgjigje. Banderola të tilla janë shfaqur edhe në takimet që ka zhvilluar kryeministri Rama në Milano me emigrantët por aktivistët nuk u lejuan të shpalosinin shumë gjatë mesazhin e tyre.