Emërohet drejtori i policisë Elbasan. Ndryshime edhe në disa qarqe të vendit. Emrat

Policia e Shtetit informon se:

Në kuadër të dinamikave të punës:

Drejtues Vilson Bala emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Drejtues Islor Islami caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Drejtues Afrim Tafa caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Drejtorit të DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda i ka revokuar dorëheqjen e tij, dhe për këtë fakt do të vijojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.