SUEDIA- Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Titan” këtë vit në festivalin europian të këngës “Eurovision Song Contest 2024”, zhvilluar në Malmo të Suedisë, nuk ka mundur ta kualifikojë Shqipërisë në finalen e kompeticionit. Besa ishte renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 2024”. Gjashtë vendet e eliminuara të mbrëmjes ishin Shqipëria, Malta, Belgjika, Çekia, Danimarka dhe San Marino.
10 shtetet që u kualifikuan mbrëmjen e së enjtes ishin:
1. Letonia
2. Austria
3. Holanda
4. Norvegjia
5. Izraeli
6. Greqia
7. Estonia
8. Zvicra
9. Gjeorgjia
10. Armenia
