Elbasanion bëhet gati për futjen e një modeli të ri të publikimit të lajmeve të ndryshme dhe veçanërisht të temave për mjedisin si rezultat i një bashkëpunimi me Fokus Media në Sarajevo. Një seri tool-sash dhe formatesh të reja do ta bëjnë median më tërheqëse dhe do të arrijnë më shumë ndjekës si rezultat i këtij zhvillimi të ri teknologjik.
Historitë e treguara do të jenë një model interesant interaktiv dhe do të ndihmojnë lexuesin të kuptojë më mirë një material të caktuar duke pasur mundësi të shfletojë një kombinim figurash, grafikësh, videosh dhe teksti.
Stafi i Elbasanion u trajnua online nga kompania e IT, me qëndër në Sarajevo si rezultat i këtij bashkëpunimi rajonal të lindur mes medias elbasanion dhe Fokus të Bosnje Hecegovinës. Njëkohësisht kompania është duke punuar për instalimin e mjeteve të reja brenda Webit.
Ky projekt është duke u zbatuar nga INAC me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik.













