Elbasani një pikë nga rikthimi pas 10 vitesh në superiore, Nevil Dede e ka një peng

Mungon që nga sezoni 2014-2015, por të shtunën pas gati 9 vitesh qyteti i Elbasanit mund të ketë zyrtarisht ekipin e futbollit të rikthyer në Superligë. Verdheblutë, të cilët tashmë njihen si AF Elbasani dhe nuk janë më klubi i vjetër KF Elbasani, duhet të marrin të paktën 1 pikë në përballje me Apoloninë në ‘Elbasan Arena’.

“Është e rëndësishme për ne jo vetëm për faktin se mbyllim matematikisht rikthimin në superiore, por duhet të luftojmë deri në fund që të jemi të parët duke marrë parasysh se çfarë futbollistësh kemi në përbërje, nga personaliteti dhe CV-ja e tyre, por të justifikojmë edhe objektivat e klubit,”-u shpreh Nevil Dede, trajner i Elbasanit.
Keqardhja më e madhe është se Elbasani nëse e arrin objektivin që priste prej një kohe të largët do të festojë pa tifozët. Këta të fundit janë të dënuar nga komisioni i disiplinës për sjellje të gabuar në ndeshjen kundër Lushnjës.