Elbasani mposht Kastriotin 3 me 1

Kanë përfunduar të pesta sfidat e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë e Parë.

AF Elbasani ka mposhtur Kastriotin me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë.

Dueli u zhbllokua në minutën e 13′ nga Greca dhe në të 39′ ai dyfishoi shifrat duke shënuar një gol të bukur me thembër.

Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Elbasanit. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe të tretin me Hasanin në minutën e 53′. Goli i vetëm për Kastriotin u shënua nga Xhonatan Da Silva.

Me këtë fitore Elbasani shkon në kuotën e 25 pikëve dhe i vihet në ndjekje Bylisit i cili kryeson renditjen me 29 pikë.
Në takimet e tjera Bylisi ka fituar me përmbysje ndaj Burrelit në transfertë edhe pse me 10 lojtarë pasi Ruçi u ndëshkua me karton të kuq. Apolonia ka mposhtur Lushnjën me rezultatin 4-1.

Korabi i mori 3 pikët Tomorit ndërsa Flamurtari triumfoi ndaj Luzit me rezultatin e pastër 2-1.

REZULTATET:
APOLONIA 4-1 LUSHNJA
58′ Asllanaj, 63′ Trifoni, 73′ Omeri, 79′ Maksuti /49′ Tabaku
BURRELI 1-2 BYLIS
4′ Dedgjonaj/ 13′ Peralta, 21′ Emini
FLAMURTARI 2-1 LUZI
11′ Imami, 66′ Zogaj/ 82′ Itodo
KORABI 4-0 TOMORI
30′, 38′ Marku, 56′ Shehu, 90’+2′ Geci
AF ELBASANI 3- 1 KASTRIOTI
13′, 39′ Greca, 53′ Hasani/ 62′ Da Silva