Elbasani fitoi 3-0 ndaj Partizanit në javën e 31-të të Superiores, edhe pse luajti me 10 lojtarë nga minuta e 21-të pas kartonit të kuq të Emiljano Mustës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Partizanin që krijoi disa raste, por pa konkretizim. Në minutën e 56-të, Ze Gomesh kaloi vendasit në avantazh me penallti, e përsëritur pasi Qirko kishte dalë nga vija.
Partizani tentoi reagimin dhe në minutën e 87-të Doumbia goditi traversën. Në minutën e 89-të, Tsague shënoi golin e dytë pas kundërsulmit. Në shtesë, Kasa realizoi golin e tretë.
Me këtë fitore, Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 56 pikë, ndërsa Partizani zbret në vendin e pestë me 44 pikë.












