Elbasani barazon me Tiranën në Air Albania. Portieri bën heroin, pret penalltinë

Përballja në Air Albania, mes Tiranës dhe Elbasanit, u mbyll në barazim me shifrat 1-1.

Fatet e sfidës u përcaktuan që në pjesën e parë, me golat që u realizuan nga Edison Kola (23’) dhe Ze Gomes (25’).

Fund i takimit ishte dramatik, për Elbasanin akordohet një penallti, por Emiliano Musta humbet 11-metërshin, pasi goditja e tij ndalet nga portiere Gentian Selmani.

Falë këtyre rezultateve, Elbasani ngjitet në vendin e tretë, me 8 pikë, Dinamo në vendin e pestë, me 7 pikë, ndërsa Tirana dhe Skënderbeu zënë vendet shtatë dhe nëntë, me nga 5 e 4 pikë.