ITALI – Në festën e titullit të zikaltërve, që njëkohësisht shënon edhe yllit të dytë në fanelë, nuk mund të mungonte edhe Kristjan Asllani, që ka peshën e tij, gjithsesi në këtë arritje të madhe të Interit.
Si futbollist, por edhe si tifozët i zikaltërve, mesfushori i Kombëtares shqiptare po përjeton një moment magjik. “Jemi shumë të lumtur, nuk ka fjalë që e përshkruan. Si tifoz i Interit, nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë. Jemi të lumtur, edhe sot ishim larg shtëpisë, por kishte shumë tifozë.
Ndoshta ende nuk e kam kuptuar që e kemi fituar këtë kampionat, do të shohim nesër në mëngjes. Fitorja në derbi ndoshta ka edhe më shumë rëndësi. Ne e donim “skudeton”, ia dolëm. Tani le të vazhdojmë”,- ka deklaruar Asllani.
