Elbasan – Zbulohet se mbante pushkë në shtëpi, procedohet i riu

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për Gj. M., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një pushkë e vjetër me municion, që posedohej pa leje. Arma u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.