Një ngjarje e pazakontë ka ndodbir në Elbasan, ku shtetasi me iniciale V.K., pasi gjeti të mbyllur derën e hotelit provoi të ngjitej nga muri jashtëm, duke u rrëzuar aksidentalisht.
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 12.09.2021, rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.