Elbasan, tregtarët protestojnë para bashkisë, kërkojnë një treg ku të shesin…

Mungesa e tregut ka nxjerrë në protest këtë të mërkurë 80 shitës ambulantë në Elbasan. Ata shesin përgjatë rrugës të sportit të vjetër por prej dy ditësh policia bashkiake  nuk i ka lejuar të ushtrojnë aktivitet.

Të gjendur përballë kësaj situate ata kanë protestuar përpara bashkisë së qytetit kur thirja e tyre ka qenë e qartë: Na lini të shesim se nuk kemi me cfarë të nxjerrim bukën e gojës.

“Ne kena dy ditë këtu na kanë thanë do ju cojmë ne vend tjetër, kemi qenë atje tre herë të tjera dhe nuk punojmë fare aty kemi hyrë dhe kemi dalë prap se nuk vijnë njerëz nuk punohet aty” thotë një shitës.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja nu ki ka dhënë zgjidhje por i ka pohuar se do të ndërtojë një treg të ri.