Policia e Elbasanit ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedim penal ndaj shtetasve:
K. C., 24 vjeç,
L. P., 24 vjeç, dhe
A. L., 23 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte shtetasi K. C., u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar cannabis sativa. Dy pasagjerët dyshohet se kishin dijeni për lëndën narkotike, por nuk e kallëzuan në organet përkatëse.
