Krimi kibernetik në Elbasan nis procedimin për një vajzë. Ajo akuzohet se shpërndau foto denigruese për një 37-vjeçare.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. H., 32 vjeçe, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto me përmbajtje fyese, të një 37-vjeçareje’, citon policia vendore.
Gjatë këtij viti krimi kibernetik ka zbuluar dhe denoncuar disa raste të natyrave të ndryshme lidhur me këtë veprimtari të paligjshme.
