Elbasan – Një 48-vjeçar, me inicialet S. M., është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi një 45-vjeçare ka bërë kallëzim penal ndaj tij, duke e akuzuar për përndjekje dhe kanosje nëpërmjet mesazheve në celular. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori.
