Policia Rrugore ka referuar materialet në Prokurori për një aksident të ndodhur në Elbasan. Një 49-vjeçar dyshohet se ka aksidentuar me automjet një 25-vjeçare këmbësore dhe më pas është larguar nga vendngjarja. E reja ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













