Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurori për nisjen e një procedimi penal ndaj shtetasit E. B., 37 vjeç. Ai dyshohet se ka shqetësuar vazhdimisht shtetasin A. B., 38 vjeç, përmes mesazheve të dërguara në celular. Rasti po trajtohet në përputhje me ligjin për mbrojtjen nga ngacmimet dhe dhuna nëpërmjet teknologjisë informative, ndërsa organet ligjzbatuese vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
