Elbasan – Procedim penal për një 52-vjeçar të dyshuar për vjedhje

Elbasan, 1 korrik 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori për fillimin e procedimit penal ndaj shtetasit G. Th., 52 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur një portofol.

Hetimet janë në vijim dhe çështja i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.