ELBASAN – Procedim penal për dhunë në familje, bashkëshortja pajiset me urdhër mbrojtjeje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit B. J., 56 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila, pas ngjarjes, është pajisur me urdhër mbrojtjeje nga organet kompetente.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.