Elbasan- Policia ndalon 53-vjeçarin e shpallur në kërkim nga Gjykata

Elbasan – 15 Gusht 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan ndaluan shtetasin Sh. P., 53 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit e kishte dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.