Elbasan: Policia gjen një djalë 4-vjeçar të humbur pranë shatrivanit, fëmija jep emrat e prindërve

Punonjësit e Policisë në Elbasan kanë gjetur sot pranë shatrivanit një djalë 4-vjeçar, i cili ishte i humbur dhe pa shoqërim.

Fëmija është dërguar në Komisariat, ku ka treguar se babai i tij quhet Flamur, dhe mamaja Vera.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për humbjen e tij në polici.

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e publikut dhe mediave për të identifikuar familjen e vogëlushit dhe për t’u siguruar që të rikthehet sa më shpejt te të afërmit.