Elbasan, 24 dhjetor 2025
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur më herët në kërkim.
Shtetasi A. B. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 22.12.2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













