Mbasditen e sotme në Elbasan Opozita e Bashkuar ka organizuar mbledhjen e shtabit organizativ të Qarkut Elbasan, ku marën pjesë shumica e liderëve të Partive të Djathta si edhe Partia e Lirisë, Partia Agrare Ambientaliste etj. Ndër figurat kryesore në këtë takim të Opozitës së Bashkuar ishin të pranishëm , Flamur Noka ,Fatmir Mediu, Petrit Vasili , Edmond Haxhinasto ,Arjan Madhi ,Luçiano Boçi etj si edhe Deputetet e Rithemelimit nga ky Qark , Zheni Gjergji e Qani Xhafa së bashku me drejtuesit e degëve të Rithemelimit nga shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan.
Koordinatori i Opozites së Bashkuar Agron Duka u shpreh se është koha që të gjithë ne duhet tu shpjegojmë shqiptarëve që nuk ështē faji i opozitës që ende nuk është garantuar vota e Diasporës, dhe duhet që të kemi koordinator të Opozitës së Bashkuar nē çdo Qarku.
Gjithashtu Flamur Noka u shpreh se jemi para një kauze njerëzore.
Z.Noka nuk ka së përmenduri dhe skandalin e Xibrakës ku është inpërfshirë edhe vëllait të KM.Skandal tjetër ështē ai i 5D dhe inceneratorin e Elbasanit I cili sot është jashtë funksionit.
Fatmir Mediu në këtë mbledhje u shpreh se sot Shqipēria ështē kthyer nëvrepublikë kryeministrore.
Detyra e opozitës ështē ti japē vlerē parlamentarizmit. Duhet të dalim me një plan të qartë politik, të paraqesim planin për tē rikthyer koalicionet zgjedhore.
Petrit Vasili thkesoj se shpresa për të gjetur zgjidhje të problemeve me këtë shtet nuk ekziston.
Opozita e bashkuar ka objektiv rrezimin e kësaj qeverie.
Të pranishmit në mbledhjen e shtabit organizativ të Qarkut Elbasan kërkuan një sistem zgjedhor ne baze te kater rajoneve, koalicione parazgjedhore dhe lista te hapura













