Elbasan- Drejtues pa leje drejtimi dhe për aksidente referohen në Prokurori

S. Zh., 19 vjeç, dhe A. B., 76 vjeç, u referuan në Prokurori pasi u konstatuan duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të tjerëve.

Një 17-vjeçar humbi kontrollin e motomjetit pa leje në aksin rrugor “Skënderbegas-Gramsh”, duke dalë nga rruga dhe duke u dëmtuar së bashku me një pasagjer që udhëtonte me të. Fatmirësisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

A. D., 18 vjeç, u përfshi në një përplasje në aksin rrugor “Muriqan-Cërrik” me motomjetin e shtetasit E. D., 34 vjeç. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë tre pasagjerë në automjetin e A. D., drejtuesi i automjetit tjetër dhe dy pasagjerët e tij. A. D. kishte lënë fillimisht vendin e ngjarjes, por më pas u paraqit pranë autoriteteve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.