Elbasan – Drejtues automjeti kapet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 28 vjeç. Ai u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjatë verifikimeve rezultoi gjithashtu se ky shtetas drejtonte pa leje drejtimi, pasi i ishin hequr të gjitha pikët për shkelje të përsëritura të rregullave të qarkullimit. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.