Elbasan, 15 korrik 2025 – Dy shtetas janë arrestuar nga Policia Rrugore në Elbasan për shkelje të rënda të qarkullimit rrugor.
I. XH., 18 vjeç, u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ndërsa S. M., 34 vjeç, u arrestua pasi në rrugën “Beharedin Mitarja”, në gjendje të dehur, përplasi një automjet të parkuar. Sipas njoftimit, ai u dëmtua lehtë nga përplasja.
