Elbasan/Dëshmia e nënës që iu vra djali, dhe tjetri mbeti i plagosur: Vajza e sherrit është një plehrë, do bëj vetëgjyqësi(video)

26-vjeçari Florenc Kovaçi u vra me thikë dy net më parë në Elbasan pas një konflikti ku shkak mësohet se ka qenë një vajzë. Vëllai i tij u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Nëna e djemve, Mirela Kovaçi shprehet për mediat se nëse autori nuk dënohet do të bëjë vetëgjyqësi.

“Një ngjarje shumë e rëndë. Nuk di gjë fare, vetëm kur më sollën haberin për djalin. E kam gjetur fëmijën shtrirë, te dera e spitalit nuk foli më. Ai të kalbet brenda në burg. Djalin nuk e kam me të meta mendore dhe asgjë fare, unë dua të drejtën e djalit. Ai gjallë nuk rri, do të jem unë shkaktare që do ta vras. Do ta kërkoj të drejtën e djalit” tha ajo.

“Ajo ka qenë një plehrë njw rrotë k….” ndiqni videon: