ELBASAN – Caktohet data e masës së sigurisë për të arrestuarit në vrasjen e Edmond Hyka

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj dy personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka.

Sipas verifikimit në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore, Prokuroria ka depozituar kërkesën për shtetasit Xh. A. dhe K. P., me objekt “vleftësim arresti në flagrancë dhe caktim mase sigurimi”. Për këtë çështje është caktuar seanca gjyqësore më 5 dhjetor 2025, në orën 10:00, e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ndërkohë, sa i përket shtetasit N. S., nga kontrolli i kryer në sistem rezulton se nuk është depozituar asnjë kërkesë nga Prokuroria e Elbasanit për caktimin e një mase sigurie në lidhje me këtë ngjarje.