Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe strukturat e tjera operacionale, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Dërgesa 1”, në kuadër të hetimeve për trafikimin e lëndëve narkotike me përqindje të lartë THC nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shqipërisë.
Gjatë këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 32 vjeç, në momentin që po tërhiqte në një degë postare në Elbasan dy pako që përmbanin rreth 4 kilogramë lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Degën Qendra Tranzite të Postës Shqiptare.
Materialet procedurale në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
