Elbasan – Arrestohet 36-vjeçari që përplasi dy automjete i dehur

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur dy automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.