Elbasan/ Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shpallje në kërkim për thyerje mase sigurie

Elbasan, 2025 – Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasit F. G., 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe N. Gj., 65 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. T., 37 vjeç. Ai akuzohet për thyerjen e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, e caktuar nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.