Elbasan – Arrest për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, duke rrezikuar sigurinë rrugore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.