Elbasan/ Aksident në aksin Cërrik–Elbasan, arrestohet 44-vjeçari që drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 44 vjeç, pasi në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan”, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur ka përplasur një automjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i automjetit të parkuar, shtetasi D. K., 36 vjeç, i cili ndodhej jashtë mjetit. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.