Elbasan – 66-vjeçarja denoncon hapjen e llogarisë së rreme në rrjetet sociale

Elbasan – Ditën e djeshme, shtetasja H. K., 66 vjeçe, ka kallëzuar se persona të paidentifikuar kanë krijuar një llogari në rrjetet sociale duke përdorur të dhënat e saj.

Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.