Dy persona jane proceduar nga policia per akuzen e vetegjyqesise ne Peqin dhe Belsh.
-E. L., 29 vjeç, banues në Peqin, pasi me vetëgjyqësi ka dëmtuar disa pemë ulliri, në pronën e një 49-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. Gj., 58 vjeç, banues në Belsh, pasi ka kallëzuar shtetasi S. Gj., 55 vjeç, se shtetasi Y. Gj., me vetëgjyqësi, i ka zaptuar dhe dëmtuar një sipërfaqe toke.
