Elbasan – Një 17-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor në aksin “Bradashesh–Elbasan”, ndërsa drejtonte një motomjet pa leje drejtimi.
Sipas Policisë, përplasja është regjistruar mes motomjetit të të miturit dhe një automjeti me drejtues shtetasin N. T., 34 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ngjarja është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për hetime të mëtejshme.
