Pasditen e së hënës ekipi i shkumbinit i është rikthyer seancave stërvitore në kuadër të përgatitjeve për fazën e dytë të kampionatit.
Drejtuesit e Shkumbinit kanë zyrtarizuar stafin e ri për këtë sezon.
Vladimir Gjoni do të jetë trajneri i ri i Shkumbinit në fazën e dytë të kampionatit. Gjoni është i besuari i Presidentit Kasa por me një detyrë të ështirë për ngritjen e ekipit në Kategorinë e Parë.
Trajneri Gjoni u shpreh se ndjehet i kënaqur me rikthimin në Peqin tashmë si trajner dhe jo si lojtar . 25 vite më parë, Vladimir Gjoni ka qenë një sulmues shumë i dashur për tifozërinë peqinase me golat dhe kontributin tek Shkumbini në Kategorinë Superiore.
Po ashtu drejtuesit e Shkumbinit kanë zyrtarizuar edhe “peqinasin” tjetër Anxhelo Suta në rolin e Drejtorit Sportiv .
Me marrjen e kësaj detyre Suta u shpreh : “Ndjehem i kënaqur por edhe shumë i motivuar pasi Peqini dhe Shkumbini janë shtëpia ime.Dëshiroj të bëjmë më të mirën për realizimin e projektit të presidentit dhe kthimin e ekipit mes më të mirëve në Kategorinë e Parë e më tej”.
Ghithashtu ,Ali Kasa uroi një vit sa më të mbarë e të sukses-shëm lojtarëve dhe stafit të ekipit të Shkumbinit.
