Egnatia zyrtarizon largimin e Emiljano Mustës

Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale largimin e Emiljano Mustës.

Ky i fundit kaloi 1 sezon e gjysmë te rrogozhinasit, ndërsa bashkë ia dolën të fitojnë dhe Kupën e Shqipërisë.

Përplasjet me trajnerin Tetova shihet të kenë qenë shkak i ndërprerjes së bashkëpunimit, teksa Musta nuk ishte i pranishëm në finalen e Superkupës kundër Partizanit.

Pritet të shihet ku do jetë e ardhmja e mbrojtësit të majtë, që  ka luajtur vitet e fundit me skuadra si Kukësi, Partizani dhe Laçi.

“Njoftim.

Klub Futboll Egnatia ka nderprerë me konsensus bashkëpunimin me mesfushorin Emiljano Musta duke e falenderuar për kontributin e dhënë me fanellën tonë në një sezon e gjysmë”, shkruan klubi i Egnatias.