Egla Ceno në teatrin e Elbasanit për të parë pjesë të jetës së saj në skenë

Finalistja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka përjetuar një eksperiencë mbresëlënëse dhe prekëse, pasi u largua për një kohë të shkurtë nga shtëpia e famshme për të vizituar teatrin ‘Skampa’ në Elbasan.

Egla, e cila është një nga figurat më të përfolura të edicionit të këtij viti, u ballafaqua me një performancë artistike që i pasqyroi hollësitë e jetës së saj me një intensitet të veçantë.

Pas shikimit të klipit të saj të qëndrimit në shtëpinë e BBVA, Egla u befasua me një shfaqje teatrale të organizuar në nder të saj.

Ndërsa qëndronte e ulur në audiencë, teksa lotët i rrjedhin nëpër faqe, aktorët në skenë sollën në jetë pjesë emocionuese dhe të dhimbshme nga biografia e Eglës.

Shfaqja u zhvillua në një atmosferë të ngjeshur emocionale, përshkruar me detaje që nisën që nga humbja e babait të saj e deri tek betejat personale që ajo ka zhvilluar gjatë jetës së saj.

Aktorët theksuan sfidat dhe pengesat e saj, duke prekur një prej çështjeve më personale – faktin që ende nuk është bërë nënë.

Në një moment të ndërveprimit të artit me jetën reale, aktorja në skenë tha me një zë të mbushur me ndjenjë: “Unë jam grua edhe pse s’jam nënë.”

Kulmin e mbrëmjes e shënoi takimi me ‘Cenon’ e saj të preferuar; nënën e saj. /Telegrafi/