E vranë dhe e hodhën në ujërat e liqenit të Shkopetit/ Arrestohen dy nga autorët e eliminimit të Renis Dobrës, shpallen në kërkim dy të tjerë (EMRAT)

Dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë në Ulëz të Matit.

Gazetari Enver Doçi raporton se dy personat e arrestuar janë Petrit Çakrri allias Hoxhaj dhe Fatjon Bushgjoka, i pari i kapur në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa i dyti në Tiranë.

Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy pjesmarrësit e tjerë në vendngjarje. Bëhrt fjalë për shtetasit 3. Kristi Bushgjokaj alias Kristë Bushgjokaj dhe Aleksander Bushgjokaj alias Aleksandër Bushgjokaj

Ndërkohë detajet e krimit janë raportuar ditën e djehsme në emisionin “Në Shënjestër” në News24 të gazetares Klodiana lala.

Hetimet kanë zbuluar se Çakrri ka marrë me qira në Rinas, dy automjete, një Range Rover të zi dhe një Hunday të bardhë.

Petrit Çakrri, i cili pasi dha dëshminë për atë që njihet si procesi i Shekullit, rezulton të ketë patur procedentë të shumtë penalë, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me policinë. Teksa në vitin 2017 u arrestua nën dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda. Në aktakuzë thuhej se ai kishte mashtruar një biznesmen nga Vora, të cilit i kishte marrë një shumë prej 4.4 mln lekësh të reja duke iu prezantuar si tregtar, të cilit i kishte premtuar se do t’i siguronte mallra me çmime më të lira sesa tregu.

Çakrri, që u tradhtua nga kamerat e sigurisë dhe GPS e makinës që kishte marrë me qira dhe që përdori në krim, nga ku hetuesit përmes pamjeve filmike kanë mundur të zbulojnë pikën e dhënies së automjeteve me qira ku del se pasi kanë dorëzuar makinat që përdoren në krim, kanë marrë automjete të tjera po me qira.

Por, zbulimi i GPS së makinës, i ka mundësuar grupit të hetimit, se automjeti me të cilin udhëtonte Çakrri, që tashmë e ka ndryshuar mbiemrin në Hoxha ka lëvizur në trajektoren ku ka lëvizur edhe Renis Dobra.